Arrestohet në Bosnje-Hercegovinë Elvis Kelmendi, djali i bosit shqiptar të drogës (VIDEO)

Elvis Kelmendi, i biri i bosit shqiptar të drogës Naser Kelmendi me origjinë nga Peja, është arrestuar së bashku me dy shoqëruesit e tij në Bosnje-Hercegovinë. Gjatë aksionit të koduar ‘REZ’, u vunë në pranga në total 7 persona në Sarajevë dhe akuzohen për disa vepra kriminale si trafik të lëndëve narkotike dhe krim të organizuar.

Të gjithë të arrestuarit janë identifikuar si: Elvis Kelmendi, 44 vjeç, Slobodan Tomanić, 51 vjeç, Harun Babić, 22 vjeç, Anel Sejfovic, 35 vjeç, Ajlin Ahmić, 38 vjeç, Amer Pehlić, 38 vjeç dhe Armin Kulashević, 38 vjeç.

Të dyshuarit vepronin si grup i organizuar kriminal, me role dhe detyra të ndara. Ata shisnin sasi të mëdha të drogave narkotike në tregun ilegal të drogës në Sarajevë dhe qytete të tjera të Bosnje-Hercegovinës.

Po ashtu, në kuadër të hetimeve, po hetohen edhe paratë e fituara me veprimtari të paligjshme.

Ndonëse Naser Kelmendi, me origjinë nga Kosova është përmendur si një nga tregtarët më të mëdhenj të drogës në Ballkan, vetë ai e ka mohuar gjithmonë këtë. Së bashku me 3 djemtë e tij, është futur edhe në listën e zezë të SHBA.

Para disa vitesh, Policia e Serbisë e ka cilësuar si organizator dhe financues kryesor të trafikut të heroinës, që nga Turqia dhe Shqipëria arrin në Pejë dhe më pastaj, përmes Rozhajës, në Novi Pazar dhe nga aty në Evropën Perëndimore. 

1657702929_res1657648444elviskeljmendisadvapratiocauhapsenuneumu.jpg

Elvis Kelmendi

 

 

Naser Kelmendi
 

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditen shqiptarët