Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.
Ndaj të arrestuarit me inicialet A.D banues në fshatin Katund Sukth të Durrësit rezulton që në korrik të vitit 2017 të jetë dhënë masa e sigurisë 'Arrest me burg' nga Krimet e Rënda.
Tashmë i 33-vjeçari i arrestuar pritet të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas të jepet gjykimi për të.
Komento