Ferdinand Serdani, 49 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Fier është arrestuar gjatë natës nga Patrulla e Përgjithshme e Policisë me një armë zjarri pistoletë me vete të cilën e mbante pa leje.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së e 49-vjeçarit, u gjetë dhe një armë zjarri automatikë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: një armë zjarri pistoletë TT model 54, një automatikë model 56 dhe dy krëhëra dhe 118 fishekë model 54 dhe model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com