Arrestohet në Francë themeluesi i Telegram, Pavel Durov! Akuzohet se plaftorma e tij u përdor për trafik droge, terrorizëm e pastrim parash

Paris- Pavel Durov, themeluesi dhe CEO i shërbimit të mesazheve të koduara Telegram, u arrestua në aeroportin Le Bourget, afër Parisit. Kjo u raportua nga transmetuesi Tf1. Tridhjetë e nëntë vjeçari francezo-rus shoqërohej nga truproja e tij dhe një grua.

Arrestimi, është kryer nga xhandarmëria e aeroportit.

Ndaj Durov, i cili ishte nisur nga Azerbajxhani me avionin e tij privat, kishte një mandat arresti francez I lëshuar nga policia gjyqësore franceze në bazë të një hetimi paraprak.

Prokuroria beson se mungesa e moderimit, mosbashkëpunimi me forcat e rendit dhe mjetet e ofruara (numri amerikan dhe getta, shkëmbimi i kriptomonedhës etj.) e bëjnë platformën bashkëfajtore në aktivitetet e paligjshme që zhvillohen atje, trafikun e drogës dhe në mashtrime.

Ekzekutimi i mandatit ishte në varësi të pranisë së Durovit në territorin francez.

“Bëri një gabim sonte. Nuk e dimë pse... Ishte vetëm një ndalesë? Gjithsesi ai u kap!”, rrëfen një burim pranë hetimeve.

Durov kishte shmangur udhëtimet në Europë, ku kompania e tij është në pikëpyetje, dhe e kishte zakon të udhëtonte në Emiratet, vendet e ish-Bashkimit Sovjetik ose Amerikën e Jugut.

Durov pritet të dalë para gjykatësit në orët e ardhshme ku pritet të akuzohet për: terrorizëm, trafik droge, mashtrim, pastrim parash, pranim i mallrave të vjedhura, përmbajtje kriminale për të mitur etj. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën