Carles Puigdemont, lideri separatist i Katalonjës, është arrestuar në ishullin italian, Sardenja, me një urdhër-arrest spanjoll, katër vjet prej ikjes nga Spanja, pas referendumit për pavarësi, të cilin Madridi e ka shpallur joligjor.
Puigdemont pritet të dalë para gjykatës ditën e sotme, në një seancë dëgjimore, në të cilën mund të merret vendim për ekstradimin e tij në Spanjë për t’u përballur me akuzat për kryengritje.
Puidgemont ka ikur nga shteti pas referendumit të vitit 2017 dhe ka jetuar më pas në Belgjikë, duke pasur ulëse edhe në Parlamentin Evropian.
Puigdemont fillimisht ka pasur imunitet nga ndjekja penale, pas shërbimit si eurodeputet, mirëpo më pas atij i është hequr imuniteti në muajin mars.
Referendumi i vitit 2017 ka nxitur krizë politike në Spanjë, pasi Parlamenti rajonal i Katalonjës e shpalli në atë kohë pavarësinë nga Madridi dhe vendosi një regjim të vetin në rajon.
Puigdemont, ndodhej në Itali për të marrë pjesë në një festival të folklorit tradicional të Katalonjës.
Qeveria spanjolle ka thënë se arrestimi i Puigdemont “përbën procedurë gjyqësore të vazhdueshme, që zbatohet për çdo qytetar të BE -së që duhet t'iu përgjigjet gjykatave".
Katalonja është një nga rajonet më të pasura dhe më të veçanta të Spanjës dhe gëzon një shkallë të lartë autonomie. Por shumë katalanas mendojnë se i paguajnë më shumë Madridit sesa marrin , prandaj ka pasur vazhdimisht ankesa për mënyrën sesi ata janë trajtuar, veçanërishtnën diktaturën e gjeneralit Franko.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.6%
-
Jo
74.6%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 748
Lajme të tjera
-
Rikthimi në fushë dhe eliminimi, Rafa Nadal: S'ishte ndeshje për të dhënë jetën, gati për turnetë e radhës
18 Prill, 21:58
-
Rafael Nadal rikthehet pas 103 ditësh, fiton pastër në Barcelonë
16 Prill, 20:41
-
Spanjë, zbulohet një 'shtëpi bari' në Almeria, arrestohen 2 shqiptarë, sekuestrohen 180 kg lëndë narkotike
16 Prill, 10:02
-
Ndihmuan shqiptarët të kryenin grabitje në Portugali dhe Spanjë, arrestohen dy bashkëpunëtoret
16 Prill, 08:46
-
Atentat shqiptarit në Spanjë, 34-vjeçari qëllohet me 5 plumba
14 Prill, 15:57
-
VIDEO/ Pamje madhështore nga Bilbao, Kupa e Mbretit mbledh mijëra tifozë në rrugë! Trofeu me lojtarët kalojnë lumin 'Nervion'
12 Prill, 14:24
-
Myrto Uzuni drejt lamtumirës, Granada humbet 13 milionë euro
12 Prill, 13:36
-
Bashkë për të goditur grupet kriminale shqiptare, SPAK e Prokuroria e Spanjës firmosin Memorandum Mirëkuptimi
11 Prill, 22:51
-
Gjykata refuzon ankimimin e Prokurorisë, Dani Alves mbetet i lirë
10 Prill, 22:30
-
Çmontohet banda e drogës në Spanjë, mes të arrestuarve shqiptarë! Si u zbulua kokaina në kamionin me pelet (Video)
7 Prill, 16:17
-
Ura të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Spanjës! Nga 28 marsi linja ajrore Iberia nisi operimin në Shqipëri
7 Prill, 15:29
-
Drama e strehimit në ishullin spanjoll Ibiza, turistët ‘dëbojnë’ vendasit! Qiratë e shtëpive ‘në qiell’, banorët flenë në makina
7 Prill, 14:42