U përgjua nga SPAK, mori 2000 euro ryshfet për një masë sigurie! Arrestohet për llogari të SPAK, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi! Masë sigurie edhe për 3 të tjerë

KAVAJË- Përgjime të Prokurorisë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë çuar në arrestimin e drejtuesit të prokurorisë së Kukësit Edmond Karriqi. Prokurori akuzohet si i përfshirë në korrupsion, ndërsa arrestimi i tij ka ndodhur gjatë kohës që ai ishte në qendër të Kavajës. SPAK përmes përgjimeve ka arritur të provojë se Karriqi ka marrë 2000 euro ryshfet për lehtësimin e masës së sigurisë për një të pandehur. Për ngjarjen është vënë në pranga edhe Isuf Gega, Sekretar në prokurorinë e Kavajës, ndërkohë që është përcaktuar edhe masa e sigurisë "arrest me burg" për 2 të tjerë. Arrestimet janë bërë në Kavajë. 

Karriqi akuzohet nga SPAK për veprën penale "Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë". SPAK njofton se nga veprimet hetimore të kryera, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se Kariqi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona të proceduar, të cilët kanë qënë duke u hetuar në Prokurorinë Kukës. 

Pas arrestimit policia ka bërë edhe kontrolle në banesën e prokurorit. Karriqi ka qenë edhe prokuror i çështjes së këngëtares Fjolla Morina, e cila u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës. Ai është komanduar drejtues i prokurorisë së Kukësit në mars të këtij viti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. 

Njoftimi i SPAK

Edmond Karriqi

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:41
E arrestua nga SPAK, përgjimet 'morën në qafë' prokurorin Karriqi! U kap pasi mori 2000 euro

1625064016_KARRIQI.jpg

Disa përgjime të bëra nga SPAK kanë çuar në pranga drejtuesin e prokurorisë së Kukës, Edmond Karriqi. Ai është kapur duke marrë një ryshfet 2000 euro për ndryshimin e masës së sigurisë së një personi që kishte në hetim.

I.K/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë