Arrestohet në Morinë kosovari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë

Arrestohet në Morinë kosovari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë

Foto ilustruese

Një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia kufitare në Morinë. Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Gjerman.

Kastriot Rashani, 28 vjeç, banues në Vushtri sipas policisë kap në hyrje të doganës pasi në përpunim të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Trier/Gjermani, me vendim Nr. 35a Gs 594/18, datë 16.02.2018,  ka lëshuar Urdhrin e kërkimit Ndërkombëtar,  për veprën penale “Shkelje e ligjit të drogave”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal Gjerman.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë