Durrës- Policia Kufitare ka sekuestruar 6 kg lëndë narkotike e dyshuar marjuanë, ndërsa në pranga ka rënë një shtetas italian.
Italiani është identifikuar si Piero Mormina, 60 vjeç. Droga u gjet në mjetit tip Fiat, në pjesën e poshtme të mbrapakolpit me të cilin po lëvizte shtetasi i huaj.
Njoftimi i plotë:
Port - Durrës
Policia Kufitare parandalon dhe godet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 6 kg e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar Marjuanë.
Arrestohet në flagrancë një shtetas italian.
Gjatë procedurave të kontrollit kufitar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës mbrëmjen e djeshme Policia Kufitare ka ushtruar kontroll në një mjet me drejtues një shtetas italian, me destinacion Italinë.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në vijën e dytë mjetit tip Fiat, në pjesën e poshtme të mbrapakolpit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.
Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga ana e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, të cilët arrestuan në flagrancë shtetasin:
• Piero Mormina 60 vjeç, banues në Itali.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike " parashikuar në nenin 283 /a të Kodit Penal.