Tiranë-Një 16-vjeçar nga Kamza është vendosur në pranga pasi dyshohet për shitje të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të kësaj zone.
Policia ka sekuestruar në cilësineë e provës materiale sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar "Black bag".
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Komento