VIDEO/ Dibrani arrestohet në Tiranë, Spanja e kërkonte pasi ishte pjesë e grupit që ngrinte 'shtëpi bari'

TIRANË – Një 25 vjeçar i kërkuar nga autoritetet e drejtësisë spanjolle, si pjesëtar i një grupi kriminal në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit është arrestuar në Tiranë.

Operacioni u kodua nga “Castellon 2” dhe në pranga ka rënë Gerando Skënderi.

“Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë e spanjollë, merrnin shtëpi me qera në zonën e Castellonit dhe i përshtasnin për të kultivuar bimë narkotike me anë të llambave” informoi sot policia e Shtetit.

Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Castellon Spanjë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafik droge”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin drejt Spanjës të 25 vjeçarit banues në Maqellarë, Dibër

Operacioni i koduar “Castellon 2” u ndërmor nga FAST Albania, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës

Interpol Tirana vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Spanjës. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë