Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicën Veriore pasi është kapur në flagrancë teksa vendoste letra me ngjitje në lokacione të ndryshme, duke përfshirë edhe foton e terroristit të vrarë Stefan Nedelkoviq, pjesë e grupit të kriminelit Milan Radojçiq që organizoi sulmin terrorist në Banjska më 23 shtator 2023.
Mbi 1500 pamflete janë konfiskuar, katër bastisje janë zhvilluar deri më tani, tri në Mitrovicën e Veriut dhe një në Zubin Potok.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Veton Elshani, ka bërë të ditur se janë gjetur prova materiale që e mbështesin veprën nxitje e urrejtjes dhe momentalisht janë duke punuar në drejtim të asaj që të intervistohet edhe personi i pestë në lidhje me këtë rast.
“Rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është hasur duke ngjitur disa pamflete që pas verifikimit ka sjellë deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtjes. Ky person me urdhër të prokurorit është ndaluar dhe deri tani janë identifikuar edhe katër persona të tjerë, tre nga ta janë intervistuar. Përpos personit të parë që është arrestuar, tre të tjerët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshirë edhe të ndaluarin) janë të mitur”, ka përfunduar Elshani./Kosovapress
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.6%
-
Jo
62.9%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 490
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51
-
Trump në 'Shtëpinë e Bardhë', ish-ambasadori në SHBA: Do ketë qasje tjetër ndaj Kurtit! Filozofia e tij është larg Evropës
24 Janar, 14:06
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20
-
BE konfirmon Sorensenin emisar për dialogun Kosovë-Serbi
24 Janar, 11:16
-
Lajçak bisedon me liderët e Ballkanit për integrimin e tyre në BE
24 Janar, 09:19
-
Presidentja Osmani: Kosova do të vazhdojë partneritetin me administratën e re amerikane
24 Janar, 09:09
-
Davos/ Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n
24 Janar, 07:53
-
Kosovë/ Kujtimet e '99-ës, hapet muzeu i parë i Fëmijëve të Luftës në Prishtinë
23 Janar, 13:35
-
Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi në lokalin në Prizren, nis procesi gjyqësor për rastin 'Kobra City'
23 Janar, 12:15
-
Kosovë/ E pazakontë në Suharekë, qeni futet në shkollë dhe sulmon 4 nxënës dhe oficerin e policisë! Në fund asgjësohet nga efektivët dhe arrestohet pronari
23 Janar, 08:23
-
Serbia 'mobilizohet' për zgjedhjet në Kosovë
22 Janar, 22:25