Arrestohet njëri nga autorët
që dhunoi gazetarin Elvi Fundo

Arrestohet njëri nga autorët<br />që dhunoi gazetarin Elvi Fundo
TIRANË-Pas 6 muajsh policia ka zbardhur ngjarjen duke arrestuar njërin nga personat që goditi dhe dhunoi gazetarin Elvi Fundo.
 
Dje policia e kryeqytetit ka vendosur në pranga Ilir Gjuzi 42 vjeç, banues në Tiranë. 42-vjeçari është sipas policisë njëri nga personat që goditi gazetarin Fundo më datë 08.03.2017.
 
I arrestuari po merret në pyetje për të zbuluar edhe personin tjetër të ngjarjes në Mars të këtij viti.
 
Ngjarja ka ndodhur te zona e “Stacionit të Trenit” në kryeqytet, ndërsa Fundo u dërgua në spital, pasi mori disa plagë në trup nga goditjet.
 
Pas ngjarjes policia publikoi edhe pamjet e autorëve në momentin që u larguan nga zona e “Stacionit të Trenit”.
 
Hetimet e disa muajve konkluduam me prangosjen e njërit prej dy autorëve, i cili akuzohet për "Goditje për shkak të detyrës", parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.

ilir gjuzi
Ilir Gjuzi, i arrestuar nga policia ( njëri nga dhunuesit e gazetarit Elvi Fundo )

Fundo: S’e njoh autorin, por është mercenar
Pas zbardhjes së ngjarjes dhe arrestimit të njërit prej autorëve, në një lidhje për Report Tv gazetari, Fundo tha se vijon që t’i qëndrojë idesë së dhuna ka ardhur për shkak të shkrimeve, ndërsa për autorin u shpreh se ai është mercenar dhe jo autori i drejtpërdrejtë, pasi të tjerë fshihen pas tij.
 
Personin nuk e njoh, pasi sikur shihet nga pamjet jam goditur nga pas. Ka qenë puna e policisë dhe prokurorisë deri diku, e komisariatit 3, që ka bërë identifikimin dhe arrestimin.
 
Disa persona kanë dhënë info për autorët dhe sot jam njoftuar se njëri është shoqëruar. Nuk kam asnjë dijeni kush është, autori i kapur është personi i parë që më goditi, ndërsa i dyti është në kërkim.
 
Dua të falënderoj publikisht policinë e shtetit, që ka bërë një punë të shkëlqyer duke zbardhur ngjarjen.
 
Cështja është dërguar në gjykatë, cdo aludim ka rënë poshtë, le të presim të zbardhjen më shumë detaje dhe në fund të shohim cila është pasqyra e vërtetë e goditjes.
 
Unë i qëndroj idesë se dhuna ka ardhur për shkak të shkrimeve, por ne jemi gazetar, ne kalojmë 200 info në ditë dhe investigime. Deri në zbardhjen e ngjarjes nuk mund të flas, do të pres hetimet.
 
Shpresoj që kapet edhe personi i dytë. Nga sot kemi një autor të ndaluar, që më shumë gjasa është një mercenar. Arrestimi i tij është një mesazh që policia jep, nëse godet median, shpresoj që ngjarja të tilla të mos përsëriten më
” deklaroi ai për Report Tv.



elvi fundo
Gazetari Elvi Fundo pasi u dhunua

ilir gjuzi

Ilir Gjuzi, i arrestuar nga policia ( njëri nga dhunuesit e gazetarit Elvi Fundo )


VIDEO/Flet Elvi Fundo, pas arrestimit të njerit prej autorëve të cilët e dhunuan



  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja