Arrestohet oficeri i kredisë
për fermerët në Elbasan
 

Një punonjës i fondacionit kredidhënës për fermerët, u arrestua këtë mëngjes nga antikrimi ekonomik i policisë së Elbasanit, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikim të dokumenteve”.
 
Jorgan Nishku 63 vjeç nga Gramshi është denocuar nga dy persona në Gramsh me inicialet L.Sh 33 vjec dhe I.A 28 vjec për mashtrim me shuma të mëdha. Sipas burimeve të policisë, dy persona kishin marrë kredi pranë një fondacioni kredidhënës në Elbasan, ku Nishku ishte edhe punonjës.
 
Dy denoncuesit kanë pretenduar se i dorezonin këstet mujore Nishkut, ndërsa ai duhej t’i dorëzonte paratë në arkën e fondacionit. Mirëpo sipas hetimit ka rezultuar se i arrestuarit nuk i depozitonte parate ne arken e fondacionit por i përvetësonte duke i përdorur  për përfitim vetjak.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari