Arrestohet pedofili shqiptar
fshihej prej 12 vitesh në Greqi

Arrestohet pedofili shqiptar<br />fshihej prej 12 vitesh në Greqi
Një 49 vjecar shqiptar është arrestuar sot nga policia greke, në kohën që po tentonte të kalonte kufirin drejt Shqipërisë në pikën doganore të Kapshticës.

49 vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, pasi mbi të rëndonin disa akuza për pedofili dhe shfrytëzim seksual të të miturve, është arritur te arrestohet pas 12 vitesh arrati.

Në datat 2 deri 5 qershor të vitit 2000 ai ka përdhunuar në bashkëpunim disa të mitur italianë si dhe i ka shfrytëzuar seksualisht ata.

49-vjeçari vendosi të kthehej në Shqipëri për të humbur edhe më tej gjurmët. Por u ndalua sapo mbërriti në pikën doganore të Kapshticës. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane