Shefi i sektorit të kufirit në policinë e Korçës, Stilian Pasho u arrestua më 30 nentor 2023 nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore me akuzën se ka ndihmuar kalimin e një ngarkese me 26 kilogramë drogë e cila është kapur në Greqi. Burime për Report Tv, thanë se Kryekomisari ka shoqëruar Lorenco Likën për të kaluar mjetin tip "Passat" nga pala shqiptare drejt kufirit grek, duke e kaluar edhe vetë kufirin në makinën ku ndodhej droga. Pak metra brenda tokës greke, ai ka dalë nga mjeti, duke u kthyer mbrapsht, pasi u sigurua se lënda narkotike dhe Lika kaluan pa pengesë në kufi.

Burime pranë AMP bëjnë me dije se në disa raste ky punonjës policie ka lëvizur edhe 1 vit më parë në mjet me Lorenco Likën, dhe një person tjetër, e provuar kjo edhe nga sistemi TIMS dhe kamerat e sigurisë. Nga deklarimet e punonjësve të PKK Kapshticë, ata kanë pranuar se kanë qenë të trysnuar nga kryekomisari për të mos kontrolluar mjetin. Zyrtari i policisë, akuzohet se duke shfrytëzuar pozicionin në polici, në intervale të ndryshme kohore dhe së fundi në datë 27 nëntor ka favorizuar Lorenco Likën, në kalimin e kufirit pa iu nënshtruar kontrollit në automjet.

Pasho ka urdhëruar vartësit për mos kryerjen e kontrollit në mjetin ku pas bashkëpunimit me policinë greke u sekuestruan 26 kg lëndë narkotike e nisur nga Shqipëria. Më 28 nëntor policia greke njoftoi arrestimin e 36 vjeçarit për trafikim e 27- pakove me kanabis të papërpunuar, me peshë totale 26 kilogramë.

Droga ishte transportuar në një shtëpi ndërkohë që nga hetimet, rezultoi se kishte hyrë në Greqi nga Shqipëria më 27 nëntor 2023 në orët e mëngjesit. Automjeti i përdorur ishte përshtatur për fshehjen e pakove me drogë në depozitën e impiantit të gazit. Gjatë kontrollit, policia greke sekuestroi edhe 3 mijë euro dhe 3 telefona celularë. Ky operacion i AMP vjen vetëm pak ditë pas emërimit në krye të këtij institucioni të Florian Sulejmanit. Pastrimi i rradhëve të policisë pritet të jetë prioritet në vijim.

1701370073_stiljanpasho.jpg

 Shefi i Kufirit në Drejtorinë e Policisë së Korçës Stiljan Pasho 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:11
FOTO/ Si u fshehën në bombolën e gazit 26 kg kanabis që kaloi drejt Greqisë shefi i kufirit në Korçë

1701372164_droge.jpg

Shefi i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit dhe Emigracionit në Korçë Stiljan Pasho që u arrestua sot ka qenë pasagjer në automjetin ku u kap 26 kg drogë nga policia greke në kufirin shqiptaro-grek disa ditë më parë. Report Tv përmes fotove tregon se droga e kapur ishte fshehur në bomblën e gazit në bagazh të makinës.

 

 

Ora 19:58
Shefi i kufirit në Korçë urdhëroi të mos kontrollohej makina me 26 kg kanabis! Policët e Kapshticës: Ishim nën presionin e kryekomisarit

1701371100_3333333.JPG

Shefi i Kufirit në Korçë Stiljan Pasho i është arrestuar nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore nën dyshimin për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike përveçse ka qenë pasagjer në automjetin e drejtuar nga Lorenco Lika ku u kap 26 kg drogë nga policia greke në kufirin shqiptaro-grek disa ditë më parë, ai u ka bërë presion edhe kolegëve të tij që të mos e kontrollonin  makinën.

“Ishim nën presionin e kryekomisarit”, kanë deklaruar policët e Kapshticës.

Ora 19:48
Lejonte kalimin e sasive të kanabisit në Kapshticë, del FOTO e shefit të policisë së Kufirit në Korçë që bashkëpunonte me trafikantin Lorenco Lika

1701370073_stiljanpasho.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Stiljan Pashos, kryekomisarit të policisë së kufirit në Korçë, i cili akuzohet se ka lejuar kalimin e Lorenco Likës me 26 kg kanabis të fshehura në bagazhin e makinës që drejtonte.

Ora 19:47
U arrestua, kryekomisari i Korçës pasagjer në automjetin me 26 kg kanabis! TIMS dhe kamerat e sigurisë zbardhin episodet e një viti më parë

1701370302_korce.jpeg

Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i kryekomisarit Stiljan Pasho, me detyrë shefi i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë. Kryekomisari ka shoqëruar Lorenco Likën për të kaluar mjetin tip "Passat" nga pala shqiptare drejt kufirit grek, duke e kaluar edhe vetë kufirin. Më pas ai ka dalë nga mjeti, duke u kthyer mbrapsht, pasi u sigurua se lënda narkotike dhe Lika nuk kishin më rrezik në kufi. Burime pranë AMP bëjnë me dije se në disa raste ky punonjës policie ka lëvizur edhe 1 vit më parë në mjet me Lorenco Likën, dhe një person tjetër, fakt i provuar edhe nga sistemi TIMS dhe kamerat e sigurisë. Nga deklarimet e punonjësve të PKK Kapshticë, ata kanë pranuar se kanë qenë të trysnuar nga kryekomisari për të mos kontrolluar mjetin.  26 kg drogë që u kapën nga policia greke në kufirin shqiptaro-grek disa ditë më parë ndodheshin në pjesën e bombolës së gazit në bagazh. 

Ora 19:30
U lejua nga shefi i policisë së Kufirit në Korçë që të kalonte në Kapshticë me 26 kg drogë, Lorenco Lika u arrestua 2 ditë më parë në Greqi

Lorenco Lika, i cili arriti të kalonte kufirin greko-shqiptar në Kapshticë me 26 kg kanabis, është arrestuar nga policia greke në Follorinë. Mësohet se arrestimi i tij është bërë në datën 28 nëntor, një ditë pasi Lika kishte kaluar kufirin në Kapshticë pa u kontrolluar fare nga autoritetet ligjzbatuese.

Sipas mediave greke, në pranga kanë rënë edhe 2 persona të tjerë të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të Lorenco Likës.

Si pasojë e operacionit në Greqi, është sekuestruar 26 kg kanabis i papërpunuar, 3 mijë euro dhe tre telefona.

Ora 19:10
Arrestimi i kryekomisarit të Kufirit në Korçë, AMP jep detaje: Lejoi makinën me 26 kg kanabis të kalonte në Greqi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Korçë-Elbasan_ ka dhënë detaje për arrestimin e kryekomisarit Stiljan Pasho, me detyrë shefi i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Dyshohet se Kryekomisari S.P., me veprime konkrete e të drejtpërdrejta, duke shfrytëzuar pozicionin në DVKM Korçë, në intervale të ndryshme kohore dhe së fundmi në datë 27.11.2023 ka favorizuar shtetasin Lorenco Lika të kalojë kufirin në  Kapshticë pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjet, si dhe duke urdhëruar vartësit për mos kryerjen e kontrollit në mjetin e tij.

Në lidhje me këtë procedim penal është bashkëpunuar ngushtësisht edhe me homologët e Policisë greke nëpërmjet Pikës së Bashkëpunimit Policor Greqi – Shqipëri, e si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur kapja e 26 kg lëndë narkotike në shtetin grek.

Njoftimi

AMP dhe Prokuroria e Korçës arrestojnë Shefin e Sektorit të Kufirit, dyshohet se favorizoi një shtetas që trafikonte drogë

Korçë - Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Korçë-Elbasan) ka ekzekutuar urdhërin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për ndalimin e punonjësit të Policisë Kryekomisar S.P., 53 vjeç, me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit pranë DVKM Korçë.

Ndalimi u krye në kuadër të hetimeve të procedimit penal të vitit 2023, referuar nga Sektori i AMP Korçë, regjistruar për veprën penale “Trafikim i narkotikëve“.

Nga veprimet hetimore të kryera nga AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, dyshohet se Kryekomisari S.P., me veprime konkrete e të drejtpërdrejta, duke shfrytëzuar pozicionin në DVKM Korçë, në intervale të ndryshme kohore dhe së fundmi në datë 27.11.2023 ka favorizuar shtetasin L.L. të kalojë kufirin në PKK Kapshticë pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjet, si dhe duke urdhëruar vartësit për mos kryerjen e kontrollit në mjetin e tij.

Në lidhje me këtë procedim penal është bashkëpunuar ngushtësisht edhe me homologët e Policisë greke nëpërmjet Pikës së Bashkëpunimit Policor Greqi – Shqipëri, e si rezultat i këtij bashkëpunimi është bërë e mundur kapja e 26 kg lëndë narkotike në shtetin grek.

Hetimet në kuadër të këtij procedimi vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në aktivitet të paligjshëm dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.