Forcat e sigurisë të Libanit arrestojnë princin saudit Abdulaziz Al Saud pasi gjatë kontrollit në aeroplanin e tij privat i janë sekuestruar 2 tonë lëndë narkotike.

Princi është ndaluar gjatë ditës së sotme në aeroportin e Bejrutit, ndërsa dyshohet se po planifikonte të fluturonte drejt Arabisë Saudite.

“Russia today” raporton se në avionin privat të Abdulaziz Al Saud janë gjetur 24 canta dhe 8 valixhe me drogë, të cilat peshonin 2 tonë. Policia ka sekuestruar drogën ndërsa Abdulaziz Al Saud është marrë në pyetje nga 4 zyrtarë të lartë të policisë së Libanit.

Princi akuzohet se ka tentuar të kontrabandë pilula të drogës dhe amfetaminë të cilat përdopren shumë nga luftëtarët në Lindjen e Mesme.
droge
 
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)