Arrestohet princi saudit, sulmoi
verbalisht dhe fizikisht disa njerëz

Një princ saudit është arrestuar nga policia pas publikimit të dy videove, të cilat u bënë virale, ku ai shfaqet duke sulmuar fizikisht një person tjetër.

Urdhëri për arrestimin e tij është lëshuar nga mbreti Salman i Arabisë Saudite.

Në videon e dytë shfaqet sërish princi i ri, Saudi bin Abdulaziz bin Musaed bin Saud bin Abdulaziz duke ekspozuar me armë së bashku me një grup miqsh të tij. Në këtë video paraqiten dhe disa femra të abuzuar fizikisht si dhe një grup djemsh që kërcënohen me armë zjarri.

[gallery]23175[/gallery]

Princi godet me grushta një person tjetër duke i shkaktuar hemorragji në gojë.

Sipas Arab News, princi arab është arrestuar nga policia dhe në videon me kohëzgjatje 7-sekonda dëgjohen thirrjet entuziaste të të pranishmëve.

Mbreti Salman ka kërkuar që të dëgjohen dëshmitë e të dëmtuarëve dhe të trajtohen në mënyrë të barabartë përpara ligjit. Për të, të drejtat e shtetasve duhet të jenë mbi privilegjet e pjestarëve të familjes mbretërore.

Gjithashtu policia ka konfiskuar dhe 18 shishe Whisky, Johnnie Walker. Ligjet e vendit mysliman e ndalojnë tregtimin dhe konsumimin e alkoolit.

Në bazë të ligjit të Sheriatit që funksionon në mbretërinë e Arabisë Sauditë, Saudi bin Abdulaziz bin Musaed rrezikon të dënohet rreptësisht.

Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti