Arrestohet punonjësi i sektorit të punësimit në Kamëz


Pamje nga nje operacion i Policise Tirane (Arkiv)
TIRANË, 13 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Policia e Tiranës ka prangosur një 40-vjecar, i cili punonte në sektorin e punësimit në Kamëz, pasi akuzohet se kërkonte para në këmbin të një vendi pune.
Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se arrestimi është realizuar rreth orës 14:00 të së enjtes, kur Seksioni Kundër Korrupsionit prangosi Agim Ali Hoxha, 40 vjeç, banues në fshatin Zall- Mner, me detyrë punonjës i sektorit të punësimit Kamëz.  Arrestimi i tij u krye, pasi dyshohet se duke ushtruar detyrën u kërkonte para në shumën prej 10 000 lekësh, qytetarëve të ndryshëm në këmbim për t'u gjetur punë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë  për veprën penale të korrupsionit pasiv të personit që kryen detyra publike, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. /a.ke/
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët