E bën rrugë, futbollisti Radja Nainggolan shoqërohet në polici

E bën rrugë, futbollisti Radja Nainggolan shoqërohet në polici

Radja Nainggolan

Futbollisti i Antwerp në Belgjikë, Radja Nainggolan është arrestuar nga policia për drejtim të automjetit pa patentë. Mediet lokale në Antwerp bëjnë me dije se 34 vjeçari nuk ishte në gjendje të dehur, veçse prej disa muajsh është pa patentë pasi nuk kalon dot testin që pas pezullimit në 2021.

"Ninja" njihet për karakterin e ashpër, teksa pas shoqërimit në polici është lënë i lirë me disa pyetje. Nainggolan duhet të përsërisë sërish testin, pasi udhëton për të disatën herë pa patentë. Kjo nuk është herë e parë që ish-mesfushori i Romës dhe kombëtares belge kapet pa patentë, teksa në 2017 ka qenë në gjendje të dehur në timon. Pesë vite më parë Radja ia hodhi me 1200 euro gjobë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën