VLORË- 2 zyrtarë të bashkisë së Vlorës në zyrën e Urbanistikës, janë vënë në pranga pas dyshimeve për abuzim me detyrën. Përgjegjësi i zyrës së Urbanistikës Rubin Hekurani dhe specialisti i kësaj zyre në bashkinë e Vlorës Klaudio Mehmetaj janë arrestuar nga policia, pasi i kanë miratuar një leje ndërtimi 53-vjeçari Nikos Kulas në rrugën Transballkanike. Zyrtarët e bashkisë kanë lejuar ndërtimin pa leje të një tende në një lokal, por pronari i këtij biznesit, ka tejkaluar lejen, duke ndërtuar edhe një kat shtesë. Për këtë arsye, në pranga ka rënë edhe 53-vjeçari Kulas.

'Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, u bë ekzekutimi i vendimit të datës 09.11.2021, i Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasit:

-R. H., 33 vjeç dhe K. M., 32 vjeç, të dy banues në Vlorë, me detyrë punonjës pranë zyrës së Urbanistikës, Bashkia Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim; 

-N. K., 53 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.  Dy punonjësit e urbanistikës dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke i miratuar një leje ndërtimi shtetasit N. K., i cili më pas e ka tejkaluar atë, duke ndërtuar një kat shtesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.