Policia zbulon një rast tjetër të shitjes së kanabisit pranë shkollave.

Si rezultat i megaoperacionit mbarëkombëtar ‘Tempulli’, policia e Tiranës vuri në pranga të mërkurën, 22 nentor, shtetasin E.S., 20 vjeç banues në Kashar

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 20-vjeçari e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të shkollave në Kashar, informoi sot policia e Tiranës.     
Gjatë kontrollit iu gjetën lëndë narkotike e ndarë në doza, gati për shitje.