Një person 45-vjeçar u arrestua nga policia e Shkodrës, në kuadër të një operacioni të koduar "Kir", ku u sekuestruan armë, drogë dhe radio marrëse-dhënëse.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër farrestuan K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir.
Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
- 4.5 kg kanabis;
- 2 armë zjarri automatike;
- 19 kapsolla per lende plasëse;
- 10 metër fitil zjarrpërcjellës;
- 10 krehera;
- 77 fishekë;
- 2 radio marrëse e dhënëse.
Policia thotë se "vijon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër".
Edhe ky I arrestuar eshte antar I nderuar I PD.Interesant sa shume kriminela ne Shkoder jane te lidhur ngusht me PD,NDOFTA FAJIN E lllluli.
Përgjigju