TIRANË-Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia në kryeqytet pasi është kapur me 306.6 gr kokainë si dhe një sasi të konsiderueshme parash. I arrestuari është E.J banues në Tiranë dhe është kapur falë operacionit të koduar 'Hostage' ku i arrestuari ishte bërë gati që ta shiste disa doza kokaine në rrugën e 'Durrësit' në kryeqytet.
Pas kontrollit të ushtruar më pas në banesën e të arrestuarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese më kokainë (306.6 gramë).
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 1 500 euro dhe 46 000 lekë të reja, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, si edhe 14 telefona smartfon, që poseduesi i lëndës narkotike ia mbante si peng për kokainën personave të ndryshëm, në shkëmbim të kokainës.
I arrestuari akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.”