Arrestohet në Britani shqiptari Avni Metra i shpallur në kërkim nga Interpoli i dënuar me 25 vite në mungesë për dy vrasje në Shqipëri gjatë viti 1997.
Lajmi konfirmohet nga e përditshmja britanike Daily Mail e cila nëpërmjet një shkrimi investigativ ka arritur të gjurmojë Metrën në Borehamwood, Hertfordshire e cila përshkruan me detaje edhe profilin e shqiptarit, duke intervistuar madje gruan e tij e cila e konsideron të dhunshëm dhe të frikshëm.
Avni Metra 53 vjeç fshihej prej 18 vitesh në Britaninë e Madhe duke u paraqitur si shtetas kosovar me emrin Avdul mekra. Madje gjatë bisedës me gazetarët ai asnjëherë nuk pranoi se ishte nga Shqipëria por pretendonte se ishte nga Gjakova dhe ishte larguar për shkak të luftës.
Sipas të përditshmes Metra i cili është nga Burreli ka punuar në të zezë dhe ka përfituar shuma të mëdha parash duke qënë i përfshirë edhe në çështje të prostitucionit.
Avni Metra babai i 4 fëmijëve është dënuar në Shqipëri me 25 vite burg për vrasje të dyfishtë dhe do të dalë para gjykatës në Britani e cila do të vendosë për eskradimin e tij. Interpoli e konsideron 53-vjeçarin një person të rrezikshëm dhe një nga personat më të kërkuar.
Bashkë me të kërkohet edhe një tjetër shqiptar i dënuar njësoj si Metra. Ai është Kadri Hoxha, 56 vjeç, i cili po ashtu besohet se jeton në Angli me identitet të rremë.
E përditshmja ngre sërish alarmin se në Britani ka një numër të madh kriminelësh shqiptarë dhe kjo është një nga arsyet pse vendi duhet të votojë për të dalë nga BE në referendumin e 23 qershorit.
/Shqiptarja.com