ITALI-Policia ka arrestuar një shqiptar në Firence pjesë e Cosa Nostra-s. Ai është Pavlin Delia. Pas hetimeve prej dy vitesh, së bashku me shqiptarin në prangat e policisë ranë edhe tre persona të tjerë, mes tyre dy vëllezër italianë; Giovanni e Renato Sutera si dhe Ruben Crespo Guerra.
Ata akuzohen për trafik droge nga Spanja në drejtim të Italisë në Firence, ndërsa më pas e shpërndanin. Në Firence lënda narkotike shpërndahej nga shqiptari i arrestuar Pavlin Delia. Jo vetëm për Italinë, por ai është një emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare, pasi në 2015 ishte në hetim.
Pavlin Delia hiqej si “agjent i INTERPOL”-it. Ai në bashkëpunim me Irme Musaraj u akuzua nga mjeku Emil Kalimeri se i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit një sasi lekësh. Por në fund nuk u vërtetua akuza dhe mjeku u shpall fajtor për përndjekjen e Irme Musarajt, e cila bashkëpunonte me Pavlin Delian.

Kater te arrestuarit ne Itali

Trafiku i droges nga Spanja

Pavlin Delia i hetuar në Shqipëri, hiqej si ‘agjent i INTERPOL’-it
Komente












