Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen 80 kg kokainë të pastër

Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen 80 kg kokainë të pastër

Kokaina e sekuestruar

Një 52-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar të martën e 9 korrikut, në një provincë të Bergamos, Itali pasi akuzohet për trafik dhe posedim të lëndëve narkotike ose psikotrope.

Nga kontrollet e kryera në makinën që po lëvizte dhe në atë që kishte në shtëpi iu gjetën 74 pako kokainë të pastër, me peshë mbi 80 kilogramë dhe 35 mijë euro.

Sipas hetuesve lënda narkotike ishte e destinuar për shitje në rajonet e Italisë veriore, kryesisht në Piemonte dhe Lombardi, shkruan rainews.it.

Kjo sasi droge, nëse do të hidhej në tregun me pakicë, mund të sillte të paktën 8 milionë euro fitime.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia