Arrestohet shtetasi somalez
Ndalohet me dokumente false

Arrestohet shtetasi somalez<br />Ndalohet me dokumente false
Një 33-vjeçar nga Somalia është arrestuar në Rinas për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit.

Sipas burimeve Foowsi Sheq Axmed, i pajisur me pasaportë suedeze, ishte nisur drejt Italisë së bashku me motrat e tij, Aisha Cali, 22 vjeç dhe Naima Farax, 24 vjeç.

Gjatë verifikimit për rregullsinë e dokumentave të dy shtetaset somaleze në bazë të fotografisë që ndodhej ne pasaporta dhe pamjes vizive e fizike i janë nënshtruar kontrollit të vijës së dytë dhe intervistimit.

Policia thotë se gjatë marrjes në pyetje rezultoi se dokumentat e tyre ishin blerë në Athinë për afro 400 euro.

33-vjeçari kishte leje qëndrimi të rregullt suedeze dhe destinacioni final i tij së bashku me të morat ishte Suedia.

I arrestuari Foowsi Sheq Axmed është nën akuzë për dhënien e ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit, ndërsa dy shtetaset Aisha Cali dhe Naima Farax u dorëzuan për t’u riatdhesuar më pas në Somali.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma