Arrestohet Snoop Dogg, gjendet me 8 gramë marijuanë

Arrestohet Snoop Dogg, gjendet me 8 gramë marijuanë
Reperi Snoop Dogg, është arrestuar në Norvegji, pasi ka hyrë në vendin skandinav me 8 gramë marijuanë, që është gjetur në çantën e tij, bashkë me një shumë parash. Zyrtarët refuzuan të konfirmojnë emrin e këngëtarit në mediat norvegjeze, duke thënë vetëm se një artist amerikan hyri me një sasi të vogël marijuane, që u pikas nga qeni nuhatës. Një oficer policor, i cili ka dashur të ruajë anonimatin, tha të enjten se artisti gjithashtu ishte në zotërim të parave më shumë se sa lejohet ligjërisht dhe u gjobit me 8600 dollarë për shkeljet, ndërkohë që u lirua disa orë pas ndalimit. Snoop Dogg do të këndojë në një festival muzikor në jug të qytetit të Kristiansand. Edhe në të kaluarën, reperi (emri i vërtetë i të cilit është Calvin Broadus), është arrestuar për zotërim marijuane.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan