Arrestohet ‘tmerri’ i qytetarëve, 55- vjeçari vidhte portofolat dhe sende me vlerë

Arrestohet ‘tmerri’ i qytetarëve, 55- vjeçari vidhte portofolat dhe sende me vlerë

Foto ilustruese

Ditën e sotme është arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Policisë, Durim Sema 55 vjeç, banues në Tiranë pasi ka vjedhur portofolin e një klienteje në një dyqan dietologjik dhe ditën tjetër në zyrat e një Agjencie, tenton të vjedh dhe një tjetër qytetar
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se autori ka kryer dhe tre vjedhje të tjera të ndodhura më parë në Kryeqytet.

Durim Sema në rrugën “Themistokli Gërmenji”, në zyrat e një Agjencie ka tentuar të vjedh shtetasin N. S., ndërkohë që po një ditë më parë në rrugën “Brigada 8”, në një dyqan dietologjik, i ka vjedhur portofolin shtetases V. T.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e mëposhtme të dyshuara të vjedhura prej Durim Semëm :portofol, syze dielli dhe optike, një sasi lekësh, orë dore, aparat celular.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qoqja: 26/07/2018 15:10

    Prejani duart ktyre hajduterve se kane mbire si kerpurdhat mbas shiut .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton