Arrestohet “skifteri” i Shijakut, 12 vjedhje në 2 muaj, 6 në një natë (VIDEO)

Policia e Shijakut ka arrestuar tmerrin e banesave në këtë qytet. Frederik Shkambi brenda dy muajve kishte arritur të grabiste 12 shtëpi në Shijak. 20-vjecari bashkë me një shokun e tij futeshin me forcë në banesa dhe vidhnin sendet me vlerë dhe para. Vetëm në datën 30 nëntor Frederik Shkambi ka vjedhur 6 banesa në Shijak. Sipas policisë mësohet se dy autorët gjatë një grabitje kanë kërcënuar edhe një të mitur.

Historia e grabitjeve të dy shokëve nga Shkodra ka nisur më datën 2 tetor të këtij viti ku kanë vjdhur sende me vlerë në dy shtëpi të ndryshme. Ndërkohë më 11 tetor Frederik Shkambi ka marrë një sasi parash dhe bizhuteri në një tjetër banesë.

Historitë e vjedhjeve të Shkambit dhe një 26-vjeçari me incialet  Z.N në qytetin e Shijakut janë rikthyer në 10 nëntor ku në një tjetër shtëpi kanë marrë para dhe bizhuteri. Më 14 dhe 17 nëntor të rinjtë kanë hyrë me forcë në dy banesa të tjera, ku me të njëjtën skemë vidhnin paratë dhe sendet me vlerë.

Por një ditë më parë, më 30 nëntor Frederik Shkambi dhe shoku i tij kanë grabitur plot 6 banesa brenda një nate. Ata kanë marrë sende me vlerë dhe para nga këto banesa, ku në njërën prej vjedhjeve kanë kërcënuar me armë edhe një të mitur. Sipas Policisë, për të 12 grabitjet, përdorej e njëjta skemë, hyrje me forcë dhe kërcënimin me armë nëse të zotët e shtëpisë ishin zgjuar. Me pinca, kacavida dhe dorashka që shohim në këto pamje, realizoheshin grabitjet në Shijak, por që janë zbuluar gjatë operacionit “Alfa” të uniformave blu.

Policia ka sekuestruar makinën që Frederik Shkambi dhe 26 vjeçari tjetër kryenin grabitjet, si dhe ka gjetur një sasi lekësh, euro dhe dollar që ata kanë marrë në 6 grabitjet e realizuar në datën 30 nëntor.

Njoftimi i plote i policisë:

Finalizohet me suksese operacioni i koduar "Alfa".
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar një shtetas dhe shpallur në kërkim një tjetër, të cilët kanë ushtruar aktivitetin kriminal të vjedhjes me thyerje të banesave kryesisht në qytetin e Shijakut dhe gjithashtu kanë kanosur me armë një shtetas të mitur. Dokumentohen 12 vjedhje banesash. Sekuestrohen një automjet, vlera monetare si dhe mjetet e kryerjes së veprimtarisë kriminale si: doreza, kaçavida dhe pinca.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës , pas informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore mbrëmjen e djeshme kanë finalizuar operacionin e koduar " Alfa".

Është arrestuar në flagrancë shtetasi: Frederik Shkambi 20 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprat penale" Vjedhja e kryer në bashkëpunim " dhe" Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik".

Shtetasi i mësipërm ishte edhe person i shapllur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim" parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Z.N. 26 vjeç, banues në Shkodër.
Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe procedurale është dokumentuar me prova shkencore se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri - tjetrin dyshohen si autorë të 12 vjedhje banesash me thyerje në territorin e Komisariatit të Policisë Shijak, konkretisht:
Më datë 02.10.2018 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit S.M.
Më datë 02.10.2018 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit H.B.
Më datë 11.10.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit K.D. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.
Më datë 10.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.M. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.
Më datë 14.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Xh.T. ku kanë marrë vlera monetare.
Më datë 17.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit P.Ll. ku kanë marrë vlera monetare.
Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit B.Ll. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.S. ku kanë marrë vlera monetare dhe oriendi shtëpiake.
Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.D. ku kanë marrë vlera monetare dhe Laptop.
Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Z.D. ku kanë marrë vlera monetare.
Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.J. ku kanë marrë oriendi shtëpiake.
Më datë 30.11.2018 dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.T. ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.
Gjithashtu, po më datë 30.11.2018 kanë kanosur me armë pranë banesës një shtetas të mitur Xh.Sh. 17 vjeç.
Shtetasit e mësipërm nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar mjetin.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• një automjet tip Alfa -Romeo;
• vlera monetare në Euro dhe Lekë;
• mjetet që përdorin për hapjen e bravave të banesave dhe thyerjen e tyre si: doreza, kaçavida, pinca.
Nga ana e Efektiveve të Komisariatit të Policisë Shijak në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve pasi dyshohet se janë autorë edhe të disa ngjarjeve të tjera
" Vjedhje me dhunë "të kryera në rrethe të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri