Arrestohet trashëgimtari i Samsung
akuzohet për korrupsion

Arrestohet trashëgimtari i Samsung<br />akuzohet për korrupsion
KOREJA E JUGUT-Lee Jae-yong, trashëgimtari i kompanisë Samsung, konglomeratit më të madhë në Korenë Jugore, është arrestuar pasi akuzohet për përfshirjen në një skandal korruptiv prej dhjetëra miliona dollarësh.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së premte, një gjykatës në Seoul ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për të lëshuar  një mandat arresti për Lee Jae-yong.

Autoritetet e Koresë së Jugut, kanë deklaruar se Lee Jae-yong, ka premtuar dhjetëra miliona dollarë për të siguruar mbështetjen e presidentet Park Geun-hye dhe qeverisë për ta ndihmuar të forconte kontrollin e tij mbi konglomeratin.

Nga ana tjetër Samsung dhe Lee Jae-yong, kanë mohuar akuzat duke deklaruar se do të bëjnë gjithçka për të vërtetuar pafajësinë e Jae-yong gjatë procesit gjyqësor.

Autoritetet kanë kërkuar arrestimin e trashëgimtarit të Samsung edhe muajin janar, por gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për një mandat arresti duke e argumentuar vendimin e saj se nuk kishte prova të mjaftueshme kundër Jae-yong.

Lee Jae-yong, akuzohet për ryshfet, dëshmi të rreme, fshehje të përfitimeve kriminale dhe fshehje të pasurisë jashtë vendit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma