Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjilan një turk sepse me një mjet me targa të shtetit turk, kishte transportuar nga Greqia tre azilkërkues nga Afganistani.

Me vendimin e prokurorit,  i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse tre azilkërkuesit afganë përmes zyrës së migrimit dërgohen në qendrën e azilkërkuesve në Lipjan.