I dënuar në Itali me 25 vite burg, arrestohet 'Ufo' në Tiranë, u arratis 2 herë nga burgu (VIDEO)

Arrestohet Ilir Paja në Tiranë për llogari të drejtësisë italiane. Ndalimi i tij është bërë pak momente më parë në zonën e Laprakës, me qëllim ekstradimin e tij ne Itali ku është i dënuar me 25 vite burg. Ai njihet me nofkën Ufo nga drejtësia italiane pasi është arratisur dy herë nga burgu ne mënyrë spektakolare.

Në 2017 është liruar me kusht nga gjykata e Krujës pasi vuante një dënim për plagosje e punonjësit të policisë në vitin 2008 Bledi Haxhimali, gjatë një operacioni në Tiranë për arrestimin e tij.

Paja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person shumë i kërkuar nga autoritetet Italiane pasi Gjykata e Apelit Milano/Itali, e ka dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, kryer në bashkëpunim dhe rrëmbim personi. Lokalizimi dhe kapja e 49-vjeçarit u bë në Laprakë nga Njësia Speciale "Fast Albania", në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët italianë vijon punën për plotësimin e dokumentacionit me qëllim ekstradmin e 49-vjeçarit drejt Italisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:05
I dënuar me 25 vite burg në Itali, ja kush është 49-vjeçari i arrestuar sot në Tiranë (EMRI)


Ilir Paja, është 49-vjeçari i arrestuar sot në Tiranë. Paja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person i shumë kërkuar nga autoritetet Italiane pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, kryer në bashkëpunim si dhe për rrëmbim personi.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjo: 03/11/2022 22:09

    Kjo policia shqiptare nuk kuptohet per ke punon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin