Arrestohet Zëvendëspresidenti i Maldivive Ahmed Adeeb me dyshimin se ka planifikuar një komplot për vrasjen e presidentit Abdulla Yameen.

“Ahmed Adeeb është ndaluar dhe është duke u akuzuar për tradhti të rëndë” ka shkruar në rrjetin social “Twitter” ministri i Punëve të Brendshme Umar Naseer.

BBC raporton se më 28 shtator presidenti Yameen dhe gruaja e tij po udhëtonin me motoskaf i cili është goditur nga një shpërthim me bombë.

Pas shpërthimit Yameen nuk është dëmtuar ndërsa si pasojë shpërthimit janë lënduar gruaja dhe truproja e tij të cilët ndodhen të shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Maldivet janë tronditur nga grindjet politike, ndërsa në zgjedhjet e fundit Yameen ka qenë subjekti i shumë debateve dhe grindjeve.
 
Redaskia online
(o.m/shqiptarja.com)