Arretohet Veselinovic, organizatori
i trazirave në veri të Kosovës

Arretohet Veselinovic, organizatori<br />i trazirave në veri të Kosovës
Personi i cili konsiderohet si organizatori kryesor i përleshjeve në Veri të Kosovës, Zvonko Veselinovic, është arrestuar në orët e pasdites nga policia serbe në Kopaunik.

Biznesmeni Veselinovic u arrestua me vëllanë e tij, i cili gjithashtu dyshohet se ka kryer vepra të ndryshme kriminale.

Arrestimi i tij bëhet vetëm disa ditë pasi komandanti i KFOR pranoi publikisht se Zvonko është një prej personave të dyshuar që ka shkaktuar trazira në atë pjesë të Kosovës.

Zvonko dyshohet se është koka e kontrabandës dhe kriminalitetit në veri. Në të njëjtën kohë ai dyshohet se është edhe një prej personave që ka gisht në vrasjen e policit, Enver Zymberi në korrik të këtij viti.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor,  OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore