Një arritje tjetër ishte dhe marrëveshja për nisjen e negociatave për krijimin e koalicionit i cili do përfundoj me krijimin e qeverisë gjermane.
Schulz i përshkroi bisedimet si "të gjata, të ashpra, emocionuese dhe të turbullta", duke shtuar: "Mendoj se kemi arritur një rezultat të shkëlqyeshëm".
"Bota nuk po na pret, ne kemi nevojë për një fillim të ri në Evropë,” shpjegoi Merkel.
Negociatat vijnë pas disa muajsh nga zgjedhjet e shtatorit ku CDU e Merkel fitoj shumicën e votave por nuk ishin të mjaftueshme për të krijuar qeverinë.
Social-demokratët fillimisht u zotuan të mos formonin një qeveri me konservatorët e Merkel, por rishqyrtimi i qëndrimit ka sjellë uljen në tryezë për bisedime që do të sjellin shumë shpejtë krijimin e qeverisë të drejtuar nga Angela Merkel.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com