Alvaro Morata është futbollisti më i ri që i bashkohet ekipit të Juventusit. Spanjolli ka realizuar kalimin nga kampionët e Europës, Reali i Madridit për në Torino për një shumë që ende nuk është zyrtare, por mendohet se është rreth 36 milionë Euro.
Sulmuesi i talentuar prej 2 vitesh nën vëzhgimin e kampionëve të Italisë ishte një nga dëshirat kryesore të ish-trajnerit Antonio Conte. Në momentin e largimit të teknikut bardhezi, Morata mund të kishte zgjedhur Volfsburgun në Gjermani, por Presidenti Anjeli dhe Perez së bashku me agjentin e lojtarit e kishin realizuar marrëveshjen.
Morata, pavarësisht minutave të pakta që pati në dispozicion te Reali, tregoi se mund të bëhet një nga më të mirët në të ardhmen, por hapësira e vogël në formacionin e yjeve të Ancelotit bëri që të largohej.
Shpërthimit të 22 vjeçarit të dalë nga akademia madrilene iu tremb edhe Presidenti Perez, i cili kërkoi që një nga pikat e kontratës së shitjes së lojtarit të ishte edhe një rikthim në Spanjë, por që nuk është pranuar nga drejtuesit e Juventusit duke shuar shpresat për riveshur fanellën e 10 herë kampionëve të Europës, të paktën në një të ardhme të afërt.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com