Pas derbit Partizani-Tirana stadiumi ‘Air Albania’ do të hapë dyert për një tjetër ndeshje të Superligës. Klubi i Kukësit bën me dije se është arritur marrëveshja me FSHF-në që sfida e javës së 19 që luhet kundër Partizanit me datë 26 janar do të zhvillohet në stadiumin e ri në kryeqytet.
Lajmin klubi i Kukësit e ka postuar në rrjetet sociale ku shrkuan:
"Njoftim i Klubit!
FK Kukësi ka arritur të gjej një akord me Federatën Shqiptare të Futbollit @fshf.org që ndeshja kundër FK Partizanit të luhet në "Air Albania" Stadium!⚽️ Për informacione për çmimin e biletave dhe të tjera do të njoftohen në ditet në vijim!"
Që prej gushtit në stadiumin e Kukësit po kryhen punimet për ndërtimin e impiantit të ri, ndaj me këtë lëvizje verilindorët që udhëheqin kampionatin pretendojnë të kenë mbështetjen e tifozëve që kanë në kryeqytet pavarësisht se dihet që ky stadium është ‘shtëpia’ e Partizanit.