Arrihet marrëveshja për evakuim të
civilëve në Alepo

Është arritur  marrëveshja për evakuimin  e civilëve dhe luftëtarëve të opozitës në Alepo. Kjo marrëveshje është negociuar nga Turqia dhe Rusia dhe është konfirmuar tashmë edhe nga ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin.

Sipas Kombeve të Bashkuara, ka njoftime se forcat qeveritare kanë vrarë të paktën 82 civilë në katër lagje të Alepo, por është e vështirë që këto njoftime të vërtetohen.

Ndërkohë largimet nga zonat e kontrolluara nga rebelët kanë filluar dhe Ministria ruse e Mbrojtjes  ka deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit, numri i të larguarve nga këto zona ka arritur në 13 mijë e 346 civilë.

Sipas organizatës “Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut”, vetëm gjatë muajit të kaluar në territoret e kontrolluara nga rebelët kanë humbur jetën  415 civilë, mes të cilëve edhe 47 fëmijë si dhe janë plagosur disa qindra të tjerë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq