Pas pritjes së gjatë arrihet marrëveshja mes Preshevës dhe Beogradit për tekstet shkollore në gjuhën shqipe.
 
Marrëveshja është firmosur nga Ministri i Arsimit të Serbisë, Srgjan Verbic dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar për Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu.
 
Pas marrëveshjes Kryetari i Këshillit Kombëtar për Luginën e Preshevës u shpreh se “nuk mjafton për nevojat e nxënësve.
 
Megjithatë, marrëveshja në fjalë është një hap, një fillim i mirë për të hapur dyert marrëveshjeve  të tjera për tekste shkollore nga Shqipëria dhe Kosova”tha ai.
 
Ndërsa ministri i Arsimit të Serbisë, Srgjan Verbic tha se “me nënshkrimin  e kësaj marrëveshje  është arritur një punë e madhe, në mënyrë që të sigurojë tekstet në gjuhët e pakicave kombëtare, në këtë rast të shqiptarëve”.



d.b/shqiptarja.com