Arrihet në parim marrëveshja
LDK-AAK-Nisma e VV,sot zyrtarizimi

Arrihet në parim marrëveshja<br />LDK-AAK-Nisma e VV,sot zyrtarizimi
PRISHTINE- Marrëveshja LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosjes është arritur në parim mbrëmjen e djeshme. Sot pritet konfirmimi final.

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Deda ka shkruar mbrëmjen e djeshme në Facebook “shumë afër”, duke iu referuar arritjes së marrëveshjes.

Burime të "Indeksonline" thonë se në orët e mbrëmjes ka nisur një takim i ri ndërmjet liderëve të bllokut opozitar dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto burime thonë se LDK-AAK-Nisma në njërën anë dhe Lëvizja Vetëvendosje në anën tjetër janë afër arritjes së marrëveshjes.

“Partitë janë afër arritjes së marrëveshje dhe ka gjasa që Vetëvendosje nesër ta votojë Isa Mustafën për kryeparlamentar”, ka thënë një burime brenda LDK-së. Dy pikat që kishte ngec marrëveshja ishte dialogu me Serbinë që Vetëvendosje kërkonte ta udhëhiqte dhe rishikimi i procesit të privatizimit.

Marrë nga "Indeksonline"

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital