"Pak minuta pas hyrjes në fuqi, disa predha u lëshuan nga territoret palestineze drejt disa dhjetëra qyteteve izraelite, ndërkohë që aviacioni izraelit zhvilloi sulme ajrore kundrejt disa zonave në Rripin e Gazës", njoftoi një zëdhënëse e ushtrisë.
"Ushtria izraelite është tërhequr krejtësisht nga Rripi i Gazës që nga hyrja në fuqi e armëpushimit", njoftoi një zëdhënës i ushtrisë për gazetarët.
Sipas këtij zëdhënësi, Peter Lerner, "sipas direktivave të qeverisë ushtria izraelite do të pozicionohet jashtë Rripit të Gazës në pozicion mbrojtës që nga hyrja në fuqi e armëpushimit".
"Por ushtria do t'i përgjigjet çdolloj sulmi që do të vijë nga Rripi i Gazës", theksoi zëdhënësi./ATSH/