Arrihet pakti për drejtësinë
SHBA-BE "pajtojnë" PD e PS

Arrihet pakti për drejtësinë<br />SHBA-BE
TIRANË - Është dashur ndërmjetësimi i diplomatëve në Tiranë që opozita dhe mazhoranca shqiptare të arrijnë dakordësinë mes tyre për ecjen para me reformën në drejtësi. Takimi i ambasadorit amerikan Donald Lu dhe Romana Vlahutin të Bashkimit Evropian me kreun e Komisionit të Ligjeve dha frytet e para të negociatave të nisura prej tyre për rikthimin e opozitës në komisionin e posacëm parlamentar për reformën e konsideruar kyce edhe nga kancelarja Merkel në 4 orët e qëndrimit në Shqipëri, atë në drejtësi!
 
Dy diplomatët qëndruan për gati një orë në selinë qendrore të Kuvendit dhe prej andej dolën pa bërë komente. Pas takimit, ishte Xhafaj ai që dha lajmin e mirë për arritjen e marrëveshjes, numrin e barabartë të anëtarëve të opozitës dhe mazhiorancës në komision, pikë që deri dje kishte futur në ngërç palët politike.

“Do të ngrihet një komision që do të përbëhet nga 10 anëtarë, 5 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita. Shpresoj se roli i opozitës në këtë proces do të jetë konstruktiv. Uroj që ky të jetë një ndryshim i vendimit të Kuvendit jo si akt formal, por t’i shërbejë vendit”, tha Xhafa. 
 
Opozita u duk e kënaqur nga rezultati, dhe shprehu vlerësim për konsensusin.

“Duke pasur parasysh që procesi të përputhet me standardet evropiane, kryetari nuk do të përdorë votën e dyfishtë. Pra, do të ketë një respektim të padiskutueshëm të këtyre standardeve. Për këtë ne kemi rënë dakord”, u shpreh deputeti Eduard Halimi.

Të dy palët shprehën dëshirën që kundërshtari të udhëhiqet nga prirja për konsensus.

“Unë shpresoj dhe dëshiroj të besoj se roli i opozitës në këtë proces do të jetë konstruktiv”, u shpreh Xhafaj. 

“Kjo është një reformë shumë e rëndësishme dhe për herë të parë këtë vit është bërë pjesë e procesit konstruktiv të reformës në drejtësi. Ne shpresojmë, që së bashku me komisionin tjetër që ka të bëjë me dekriminalizimin, të ecin në mënyrë të barabartë”, tha Halimi.

Reforma në drejtësi ka punuar prej 8 muajsh vetëm me anëtarët e mazhorancës, por deri më tani nuk ka pasur asnjë vendimmarrje të rëndësishme nga komisioni. Puna e deri tanishme është realizuar vetëm në rrafsh ekspertësh teknikë, të cilët kanë kryer një studim faktmbledhës të gjendjes aktuale të këtij sistemi. Aktualisht, reforma në drejtësi është ën fazën e konsultimeve publike, dhe puna aktuale e komisionit fillon në shtator, me miratimin e ndryshimeve thelbësore në Kushtetutë. 
 
lu me logo
(Ambasadori i SHBA Lu dhe ambasadorja e BE Vlahutin pas takimit më Xhafaj) 

Redaksia Online
(o.b/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)