Siri 57 persona janë vrarë dhe dhjetra janë plagosur, nga raketat të cilat i ka hedhur qeveria e Damaskut, në një treg, në qytetin Douma.

Grupi Komitetet Lokale të Koordinimit dhe Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, thonë se së paku 10 raketa janë lëshuar nga toka e kanë qëlluar sot qytetin Douma, që është nën kontroll të kryengritësve.

Këto raporte janë konfirmuar edhe nga një rrjet i aktivistëve me seli në Douma. Douma është pjesë e Goutes Lindore, që është baza më e madhe e kryengritësve në provincën e Damaskut.



Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)