TIRANE - Reshjet e shiut dhe të dëborës në zonat malore kanë krijuar probleme ditët e fundit sa i përket qarkullimit të automjeteve në akset e vendit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes në disa prej segmenteve rrugore më problematike.

Nga ana e saj ARRSH kërkon nga drejtuesit e automjeteve që të përdorin zinxhirët në akset me reshje dëbore si dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe sinjalistikën.

Situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Ne Rajonin Verior Shkoder:
Per momentin rreshjet e bores kane pushuar. Vazhdon te mbahen ne monitorim shkarja masive ne Kolsh. Dy korsi jane te mbylluara dhe qarkullimi kryhet ne te dyja drejtimet ne dy korsite e tjera te Autostrades. Problematike paraqitet situata e qarkullimit edhe ne akset Domaj - Bushtrice dhe Krume - Qafe Prush. Ne aksin Krume - Qafe Prush qarkullimi kryhet me nje kalim dhe me shume veshtiresi, pasi shkarja e trupit te rruges ka agravuar shume. Ne akset e tjera nuk ka probleme per qarkullimin.

Ne Rajonin Jugor Gjirokaster:
Ne Llogora ka rene rreth 25 cm bore. Eshte kryer pastrimi dhe kriposja e aksit dhe qarkullimi kryhet pa zinxhire. Ne qarkun e Korçes ka patur rreshje bore, por akset jane te pastruara. Te gjithe akset qarkullohen normalisht, me perjashtim te aksit te Dardhes, ku qarkullimi kryhet pjeserisht me zinxhire.

Ne Rajonin Qendror Tirane: 
Ne Stebleve ka rreshje bore, por qarkullimi kryhet pa probleme. Ne aksin Peqin - Elbasan, ne Derven, ka patur disa shkarje dhe renie materialesh ne rruge, si dhe jane rrezuar disa pisha. Vazhdon puna nga kontraktori per pastrimin e rruges. Aktualisht qarkullimi eshte normal. Ne Qafe Thane qarkullimi kryhet pa probleme. Aksi eshte i pastruar dhe eshte kryer sperkatja me kripe. Ne segmentin Gramsh - Drize, pjese e aksit Cerrik - Gramsh, ka patur renie dherash ne rruge. Po punohet nga pastrimin e rruges. Qarkullimi kryhet pa probleme.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)