ARRSH i përgjigjet akuzave të 
PD: Projekti juaj dëmtonte mjedisin

ARRSH i përgjigjet akuzave të <br />PD: Projekti juaj dëmtonte mjedisin
Afrim Qëndro, nën-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha dje nga foltorja e parlamentit se është abuzuar me fondet e aksit fundor të rrugës Lin-Pogradec.

Qëndro mohoi akuzat dhe u shpreh se projekti për këtë aks është rishikuar, pasi ai i mëparshmi kishte kosto në mjedis.

“Në këtë projekt jemi konsultuar edhe me banorët”, tha ai.

Reagimi i plotë i Afrim Qëndros
Akuzat e Partisë Demokratike, se për këtë segment janë harxhuar më shumë fonde se normalja nuk qëndrojnë, pasi s’kemi të bëjmë me një pjesë normale në këtë segment.

Aksi rrugor në fjalë (aksi fundor) ka 1 tunel të ndarë në 4 pjesë, kjo shpjegon edhe arsyen pse kushton 9,7 mld lekë të vjetra. Ky aks është ndërtuar në vlera më të ulëta, krahasuar me segmente të tilla ndërtuar gjatë qeverisjes së kaluar.

Përsa i përket proçedurës së tenderit gjithcka ka qenë konform rregullave, pasi ky është një projekt i vitit 2011, dhe në projektin fillestar ishte parashikuar që futej në brëndësi të liqenit të Pogradecit.

Projekti fillestar parashikonte edhe prishjen e 2 bunkerëve të hyrje të qytetit, dhe nuk merrte parasysh ndikimet në ambient. Ndërkohë, projekti i rishikuar merr parasysh gjithë këta faktorë që nuk ishin përfshirë më parë dhe nuk prek asnjë pjesë e liqenit.

Në këtë projekt jemi konsultuar edhe me banorët, pasi ka qenë një nga plazhet më të vjetër të qytetit.

Redaksia Online

(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi