ARRSH: Përmirësohet qarkullimi i
mjeteve në akset rrugore kombëtare

ARRSH: Përmirësohet qarkullimi i<br />mjeteve në akset rrugore kombëtare
Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të hënën se në të gjitha akset rrugore kombëtare është përmirësuar qarkullimi i mjeteve.
 
Në qarkun e Elbasanit, aksi Tiranë-Krrabë (km29)-Elbasan është i kalueshëm normalisht. Akset Tiranë-Trau Dajt-Qafë Mollë-Bizë +Trau Dajt-Antena janë të qarkullueshme. Aksi Qafë Priskë-Shëngjergj qarkullohet me një kalim.

Në gatishmëri janë 2 borëpastruese, ekskavator, grejder dhe 7 punëtorë. Në aksin Sauk – TEG – Ibë – Elbasan, qarkullimi kryhet në aksin e ri. Në gatishmëri janë mjete dhe punëtorë për çdo situatë që mund të krijohet.

Në segmentin Ura e Farkës-R/rr Mullet, është në rrezik të vazhdueshëm gjendja e inklinuar e pishave. Rruga është e hapur por duhet kujdes. Ka 10 punëtorë, fadroma, 1 kamion vetëshkarkues në gatishmëri.

Në aksin Ura e Peshkatarit – Berzhitë ka një çedim të trupit të rrugës me 10 ml, deri në gjysmën e korsisë. Në këtë segment ka patur shembje nga skarpata qe janë pastruar. Ky aks (i vjetri) është i bllokuar në vendin e quajtur Dobresh.
 
Në qarkun e Gjirokastrës, situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku janë në gatishmëri 1 fadromë dhe 6 punëtorë dhe Rapi i Kuqarit, ku janë në gatishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur. Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.
 
Në qarkun e Elbasanit, në aksin Cërrik – Gramsh, segmenti Banjë – Drizë, është i hapur. Aksi Elbasan – Librazhd është i hapur. Në Xibrakë ka patur përsëri rënie të materialeve në rrugë, por kontraktori ka punuar për normalizimin e situatës. Aksi është i qarkullueshëm normalisht.

Aksi Elbasan-Librazhd-Qafë Thanë, paraqitet vështirësi në pikat Murrash, km 73-772. Dragostunjë, km 81-843. Pishkash, km 101-1034. Qafë Thanë, km 110-113. Aksi është i kalueshëm. Me një kalim qarkullohet vetëm në zonën e Labinotit. Në gatishmëri në këtë aks janë 2 fadroma, 2 kamionë dhe 10 punetorë, për çdo rënie materialesh në rrugë. Situata për momentin është normale.

Në aksin Librazhd – Steblevë rruga është e kalueshme. Punohet në km 10, Qafë Drizë për pastrimin e shembjeve. Këtu janë në gatishmëri 1 traktor me zinxhirë, 1 fadromë dhe 11 punëtorë.
 
Në aksin Elbasan – Gjinar, në km 66 në Shelcan dhe km 72 Derstil ka shembje skarpate dhe gurë. Rruga është 1 kalimshe. Po punohet intensivisht.

Aksi Elbasan-Peqin paraqiten vështirësi në pikat Derven, km 60-632; Babluc, km 66-67. Në këto momente qarkullimi është normal. Ketu janë në gatishmëri 1 kamionçinë, 1 fadromë dhe 4 punetorë. Në Papër, km 57, situata është normale.

Aksi Elbasan – Gramsh ka si segmente më të vështirë, Banjë – Drizë, km 77-892. K/Shirgjan – Drizë, km 72-80. Segmentin Banjë – Drizë, është i hapur dhe qarkullohet normalisht. Ka mjete e punëtorë në gatishmëri. Segmenti rrugor K/Shirgjan-Drizë është i kalueshëm, po punohet për pastrimin e mbetjeve. Aksi Gramsh – Kodovjat, Bersnik, Mashan, km 104-109, në segmentin Drizë-Gramsh km 98, është shembur traseja e rrugës mbi tombino (Përroi i Cekinit). Segmenti është me një kalim, por është një segment në rikonstruksion nga EUROTEOREMA. Në të gjitha këto pika të rrezikshme ka mjete dhe njerëz në gadishmëri. Është kryer pastrimi i akseve nga gurët dhe materialet e tjera.
 
Në qarkun e Korçës, ka përmirësim në qarkullimin e mjeteve. Firmat kontraktore po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm situatën. Ne segmentet ku ka ngrica është kryer spërkatja me kripë. Në akset e këtij qarku janë në gatishmëri 13 borëpastruese, 3 grejdera, 8 fadroma, 14 kamionë dhe punetorë në segmentet më problematike.
 
Në qarkun e Kukësit, në të gjitha akset ka rënie gurësh në rrugë, të cilët pastrohen nga firmat kontraktore. Në aksin Tuneli Kalimash – Kukës – Morinë janë në gatishmëri 3 mjete, në aksin Kukës – Krumë janë në gatishmëri 2 mjete. Në aksin Kukës – Draj Reç janë në gatishmëri 2 mjete, në aksin Domaj – Bushtricë janë në gatishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Qafë Shllak janë në gatishmëri 2 mjete, në aksin Kukës – Ura e Zapodit janë në gadishmëri 2 mjete, në akset e Tropojës janë në gatishmëri 10 mjete.

Në aksin Krumë- Qafë Prush, në një gjatësi prej 80 ml, ka një çedim të trupit të rrugës. Është vendosur sinjalistika përkatëse dhe qarkullimi vazhdon normalisht.

Në aksin B. Curri – Valbonë, në km 13 -17, në vendin e quajtur Prroni i Thatë, ka herë pas here rënie gurësh masive që sjellin rrezikshmëri për qarkullimin.

Në aksin Fierzë – Lekbibaj, në vendin e quajtur Shkëmbi i Rajës, ka herë pas here shembje dhe rënie gurësh. Janë pastruar nga firma kontraktore. Qarkullimi është normal.

Në aksin Domaj – Bushtricë, ne km 27, 29 dhe 31 nga Kukësi, ka çedim të trupit të rrugës 20-70 cm dhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Edhe në akse të tjera ka rënie gurësh në rrugë, të cilat janë pastruar nga kontraktorët. Në të gjitha akset e këtij qarku, qarkullimi kryhet normalisht.
 
Në qarkun e Dibrës, në akset e Burrelit dhe Bulqizës ka rënie gurësh në rrugë, të cilët po pastrohen me fadroma nga firmat kontraktore. Në akset e këtij qarku janë në gatishmëri 14 mjete, në zonat ku ka rrezik për rënien e materialeve në rrugë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në zonat ku ka rrezik të rënies së materialeve në rrugë, si dhe të lagështisë në rrugë.

Gjatë gjithë aksit Skurraj – Burrel, ka herë pas here rënie gurësh në rrugë, që krijojnë probleme në qarkullim. Inspektorët dhe firmat kontraktore punojnë vazhdimisht për pastrimin e tyre. Në vendin e quajtur Baz, ka çedim të trupit të rrugës dhe shembje të murit pritës të rrugës. Në këto zona duhet të tregohet kujdes nga përdoruesit e rrugës. Në gatishmëri janë 2 mjete.

Në aksin Burrel – Qafë Bualli, 1.5 km në dalje të qytetit të Burrelit, ka një çedim të trupit të rrugës. Për momentin nuk ka probleme për qarkullimin. Në aksin rrugor Kuben – Vasie, në km 19.5 nga Peshkopia, në fshatin Vleshe, ka një çedim të trupit të rrugës. Deri në këto momente nuk ka probleme për qarkullimin.
 
Në qarkun e Korçës, në akset Dedaj – Razëm dhe Koplik – Bogë ka rënie gurësh si pasojë e reshjeve të shumta. Në gatishmëri janë 2 mjete fadroma, që bëjnë pastrimin e akseve. Edhe në aksin Shkodër – Qafë Qelë ka rrezik për rënie gurësh ne rrugë. Edhe këtu është në gatishmëri 1 fadromë, në aksin Shpal – Ura e Repsit janë në gadishmëri 2 mjete, në aksin Rreshën – Qafë Benë janë në gatishmëri 2 mjete. Edhe në aksin Qafë Mali-Bajram Curri, në vendin e quajtur Miliska është bërë e mundur hapja e rrugës për qarkullimin e mjeteve.
 
Edhe në aksin K/Hadroj – Qafë Benë ka rënie gurësh. Po punohet me fadromë për largimin e tyre nga rruga.

Në aksin Qafë Laç – Qafë Qelë ka zona me rrezik për rënien e gurëve, prandaj duhet të bëhet kujdes në qarkullimin në këtë aks.

Në aksin Pukë – Fushë Arrëz, në vendin e quajtur Kroi i Zojes, ka shembje të murit mbajtës të rrugës dhe çedim të saj. Situata e qarkullimit është normale. Gjatë aksit Fushë Arrëz – Qafë Mali – Qafë Shllak, ka herë pas here rënie gurësh dhe shembje të skarpatave, por nuk ka probleme për qarkullimin.

Në aksin Vau i Dejës – Koman ka segmente ku ka rrezikshmëri për rënie gurësh e materialesh në rrugë. Në këtë aks, disa prej urave janë të dëmtuara, prandaj rekomandohet të bëhet kujdes në qarkullim.
 
Në qarkun e Lezhës, në aksin Milot – Skurraj – Rrëshen rruga është gërryer nga ujërat e lumit Mat. Firma kontraktore po punon për normalizimin e gjendjes. Nuk ka probleme për qarkullimin deri në këto momente.

Në aksin Rrëshen –Tuneli Thirrë, në Strungaj, ka patur përsëri rrëshqitje dherash që janë pastruar nga kontraktori. Qarkullimi është normal. Edhe në akset Shpal – Ura e Repsit, Milot – Skurraj – Rrëshen, Ura e Zogut – Rubik – Rrëshen, Rrëshen – Qafë Benë, ka rënie gurësh në rrugë. Po punohet me fadroma për pastrimin e akseve.

Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, në zonat e quajtura : a. Mashterkovë km 26, b. Fan km 28.5, c. Bicak km 34, ka shembje të dherave dhe bllokime të kanaleve anësore dhe tombinove, dëmtim të pritave mbrojtëse si dhe spostim të shtresës asfaltike nga vija e projektit. Megjithatë qarkullimi kryhet normalisht në këtë aks.

Në aksin Fushë Milot – Lezhë, ka dëmtim të fugës së diletacionit, në Urën mbi lumin Drin, ne km 0.900. është vendosur sinjalistika përkatëse dhe për momentin nuk ka probleme me qarkullimin./ATSH/


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0