TIRANË - Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të martën se, qarkullimi i mjeteve në disa prej akseve rrugore në vend paraqet vështirësi për shkak të rrëshqitjeve në trupin e rrugës si rezultat i reshjeve të shiut.
ARRSH dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor apelojnë qytetarët të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të respektojnë sinjalistikën.
Konkretisht, në qarkun e Elbasanit, aksi Elbasan - Gjinar vazhdon të jetë i kalueshëm me vështirësi, sipas variantit të ri të rrugës. Në këtë aks nuk lejohet kalimi i autobusëve.
Sipas ARRSH-së, problematike vazhdon të jetë situata e shkarjes së ndodhur në autostradën Kalimash-Kukës, e cila ka avancuar edhe më tej. Problematike, bën të ditur ARRSH-ja, është edhe situata e shkarjes së ndodhur në aksin Krumë-Qafë Prush./ATSH/
/Shqiptarja.com