ARRSH: Rinisin reshjet por qarkullimi
në te gjitha akset kryhet normalisht

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të mërkurën se në të gjithë vendin kanë rinisur reshje shiu dhe bore, por qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht në të gjitha akset rrugore kombëtare.

Pas komunikimit me specialistët e Drejtorive të Rajoneve, ARRSH-ja informon se në rajonin verior, Shkodër, në të gjitha akset kontraktorët po punojnë për pastrimin e gurëve dhe materialeve të rëna në rrugë nga shirat. Në Peshkopi kanë filluar rreshje bore, por që nuk kanë sjellë probleme në qarkullim. Në aksin Kukës – Bushtricë ka një çedim masiv të trupit të rrugës, si rrjedhim qarkullimi kryhet me një kalim. Edhe në Pukë dhe Fushë Arrëz ka prani të rreshjeve të borës. Nuk ka probleme në qarkullim.

Në rajonin qendror, Tiranë, aksi Qafë Priskë – Shëngjergj, vazhdon të qarkullohet me një kalim. Në afërsi të TEG, ka një dëmtim të murit mbajtës. Janë marrë masa për vendosjen e shiritit sinjalizues dhe gjendja po mbahet në monitorim. Në Qarkun e Elbasanit punohet nga kontraktorët për pastrimin e akseve nga dherat e gurët në rrugë. Segmenti Banjë – Drizë është i lirë.

Në rajonin jugor, Gjirokastër, nuk ka probleme për qarkullimin. Në aksin Boboshticë – Dardhë, ka prani bore, 3 – 4 cm. Kontraktori po punon për pastrimin e aksit. Edhe në akset e tjera kontraktorët janë në gadishmëri për çdo situatë që mund të krijohet.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0