Arsenal është kualifikuar për në finalen e Europa League e cila do të luhet më 29 maj në stadiumin Olimpik të Bakut në Azerbajxhan. Topçinjtë nuk e kanë diskutuar kualifikimin as në ndeshjen e dytë në Spanjë duke fituar me rezultatin 2-4. Edhe pse Valencia do të kalonte e para në avantazh me Kevin Gameiro, Arsenal do të përmbyste rezultatin brenda pak minutash me Aubameyang. Pjesa e dytë do të fillonte mirë për anglezët të cilët do të shënonin dhe të dytin me Lacazette. Spanjollët të dëshpëruar kthehen edhe njëherë në lojë sërish me francezin Gameiro por Aubameyang do të vuloste fitoren me dy gola të tjerrë për Arsenal në minutat 69’ dhe 89’.
Fitimi i Europa League nuk është vetëm për të shpëtuar sezonin por për topçinjtë është shansi i fundit për të siguruar një kualifikim direkt për në Champions League vitin tjetër, pasi mundësinë në Premier League e dogjën ndeshjen e fundit.